Google ADS

Ronaldo dhe Zidane fitojnë çmimet në La Liga

20:13 | 8 Qershor 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pranuar çmimin Lojtari i Muajit në La Liga, ndërsa Zinedine Zidane është zgjedhur “Trajneri i Muajit”.

Skuadra në Madrid siguroi trofeun në La Liga gjatë muajit maj dhe Cristiano Ronaldo shkëlqeu në paraqitjet e tij gjatë atij muaji, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi i ‘Los Blancos’ shënoi pesë gola në katër ndeshjet e tij të fundit duke dërguar gjigantit spanjoll drejt titullit në ligë. Por, përveç Cristiano Ronaldos, edhe trajneri i tij është shpërblyer.

Zidane siguroi çmimin “Trajneri i Muajit” maj pas triumfit në La Liga.

Megjithatë, taktikat e tij nuk kanë pasur sukses vetëm në ligë pasi Zidane ka fituar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve vikendin e kaluar.

Skuadra spanjolle mposhti kampionin italian Juventusin me rezultat 4 me 1./arbresh.info

https://twitter.com/LaLigaEN/status/872756834788048896

Të ngjashme