Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e tij të pestë në FIFA mbrëmjen e së hënës kur u shpall “Lojtari më i Mirë” i vitit 2017.
Ylli i Real Madridi siguroi 43.16 për qind të votave, transmeton portali arbresh.info. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte i dyti me 19.25 për qind, ndërsa ylli i PSG-së Neymari arriti të marrë vetëm 6.97 për qind të votave.
Ronaldo ishte gjithmonë favorit për të fituar këtë çmim pasi fitoi titullin në La Liga dhe në Ligën të Kampionëve sezonin e kaluar me ‘Los Blancos’.
Votat nga FIFA
Si çdo vit, FIFA publikon detajet e të gjitha votave të mbrëmjes së tyre gala. Sërish këtë vit, Ronaldo dhe Messi refuzuan njëri-tjetrin me tri përzgjedhjet e tyre.
Ronaldo dhe Messi votuan direkt pasi të dy janë kapiten te kombëtaret e tyre, Portugalia dhe Argjentina.
Messi zgjodhi yjet e Barcelonës: 1) Luis Suarez, 2) Andres Iniesta, 3) Neymar.
Cristiano Ronaldo zgjodhi yjet e Real Madridit: 1) Luka Modric, 2) Sergio Ramos, 3) Marcelo.
Messi dhe Ronaldo nuk kanë votuar asnjëherë njëri-tjetrin
Pasi Ronaldo fotoi çmimin e tij, ai foli rreth Messit:
“Ai është një lojtar, i cili është në epokën e njëjtë. Ai fitoi pesë herë. Unë fitova gjithashtu pesë çmime individuale për më të mirën e botës. Prandaj, gjërat janë ashtu siç janë”
Ky është viti i shtatë radhazi ku Messi dhe Ronaldo refuzuan njëri-tjetrin në çmimet nga FIFA./arbresh.info/
Më poshtë mund të shikoni votat e tyre gjatë viteve:
2015-16
2014
2013
2012
2011
2010
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën