Ronaldo dhe Messi refuzuan shumë para për ta promovuar Arabinë Saudite

22:04 | 23 Janar 2021
A. B.

Cristiano Ronaldo ka refuzuar një shumë të madhe parash nga Ministria e Turizmit e Arabisë Saudite.

Ata i kishin kërkuar që të bënte promovim të vendit të tyre si destinacion për pushime dhe atij i ishin ofruar gjashtë milionë euro për vit.

Sipas The Telegrapfh, sulmuesi i Juventusit e kishte shqyrtuar këtë ofertë.

Si pjesë e ofertës, Ronaldo do të shfaqej në reklama dhe do t’i kërkohej që ta vizitojë vendin.

Gazeta britanike po ashtu ka raportuar që edhe përfaqësuesve të Lionel Messi i ishte ofruar oferta dhe mundësia e njëjtë.

Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite dëshiron të promovohet përmes futbollit, madje më 2020 ata kishin mirëpritur në vend edhe Superkupën e Spanjës.

Ata po përpiqen që ta lansojnë një kampanjë, “Vizito Saudinë”, por refuzimi ndërlidhet më shumë për shkak të numrit të madh të shkeljes së të drejtave të njeriut që bën ky vend. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme