Ronaldo dhe Benzema mungojnë në stërvitje para ndeshjes ndaj Barçës

09:06 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Dyshja e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema janë stërvitur larg nga skuadra e parë para ‘El Clascios’ së kësaj jave.

Dyshja ishin të pranishëm në ndeshjen finalen e ‘Los Blancos’ në Abu Dhabi për Kupë të Botës për Klube javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Por, derisa Madridi po përgatitet për ndeshjen më të madhe të sezonit, dy nga figurat e tyre kryesore nuk janë stërvitur me të gjithë skuadrën tjetër. Arsyeja prapa mungesës së dyshes nuk është zbuluar nga klubi.

Megjithatë, një deklaratë është publikuar në faqen zyrtare të Madridit.

“Kampioni i Botës është rikthyer në stërvitje te Real Madrid City”

“Pas fitores së Kupës së Botës për Klube në Abu Dhabi, ‘Los Blancos’ kanë kthyer vëmendjen e tyre në ndeshjen kundër Barcelonës të shtunën (13:00)”

“Skuadra synon t’i jap fund 2017-ës së paharrueshme duke fituar El Clasicon në La Liga në Santiago Bernabeu”, ka informuar Real Madridi në faqen zyrtare.

“Puna me topin ishte fokusi kryesor derisa skuadrës i është bashkuar edhe portieri nga U19, Moha, dhe ata kanë kryer një nxehje intensive para se të ndahen në dy skuadra për të punuar në posedim”

“Pas asaj, ata kanë luajtur ndeshje në fusha të reduktuara”

“Cristiano Ronaldo dhe Benzema janë stërvitur në objekte të brendshme, ndërsa Luca është stërvitur jashtë në fushë si pjesë e procesit të rikuperimit të tij”

Madridit i duhet gjithsesi fitorja të shtunën pasi janë 11 pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar në garën për La Liga./arbresh.info/

Të ngjashme