Google ADS

Ronaldo dhe Bale nuk flasin me njëri-tjetrin

18:29 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Yjet e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale nuk flasin me njëri-tjetrin.

Sipas një raporti të fundit nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, dyshja nuk kanë folur me njëri-tjetrin qysh pas suksesit të Real Madridit në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit dhjetë ditë më parë, transmeton portali arbresh.info.

E gjithë kjo erdhi pasi Ronaldo kërkoi nga Bale që të përpiqet më shumë në pjesën e dytë të ndeshjes duke i kërkuar atij të jetë më agresiv. Në atë moment, uellsiani nuk e kundërshtoi, por nuk ka folur me bashkëlojtarin e tij që nga atëherë.
Brenda dhomës së zhveshjes ata janë të bindur që Bale tashmë ka mendjen përtej Madridit. Qëndrimi i sulmuesit ka irrituar bashkëlojtarët, ndërkohë që trajneri Zinedine Zidane është në fund të durimit.

Në fakt, Zidane vlerëson yjet si Marco Asensio, Lucas Vazquez dhe Isco Alarcon para Bales – me arsyetimin të bazuar kryesisht në qëndrimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme