Cristiano Ronaldo raportohet se dëshiron ta zëvendësoj mesfushorin kroat Luka Modric me yllin e Juventusit, Miralem Pjanic.
Real Madridi do të shpenzoj një shumë të madhe të hollash gjatë verës pas një sezoni thuajse dëshpërues për shkak se trofeu në Ligë të Kampionëve është i vetmi të cilin ata mund ta fitojnë, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të kësaj, një numër i madh yjesh pritet të shiten, përfshirë bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos në linjën frontale, yjet si Gareth Bale dhe Karim Benzema.
Por, Modric mund të largohet gjithashtu nga Real Madridi pas shumë viteve qëndrim në klub. Si zëvendësues të tij sigurisht se janë në dispozicion yjet si Dani Ceballos dhe Mateo Kovacic për të përmbushur atë hapësirë.
Megjithatë, raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Ronaldo është në dijeni se me cilin person dëshiron ta zëvendësoj yllin kroat. Bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Ronaldo dëshiron që Real Madridi të zëvendësuesin Modricin me yllin boshnjak Miralem Pjanic.
Pjanic, me të cilin Real Madridi dhe Ronaldo do të përballet fytyrë me fytyrë sonte (e martë) në Ligë të Kampionëve, ka një reputacion si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...