Google ADS

Ronaldo dëshiron që Real Madridi të nënshkruaj me yllin e Tottenhamit

16:59 | 18 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo do të donte të ketë sulmuesin Harry Kane në Real Madrid.

Reprezentuesi i Anglisë ka qenë i lidhur shumë me transferimin në Bernabeu gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Kane shkëlqeu kundër Realit mbrëmjen e kaluar dhe Tottenhami arriti të ndal gjigantin spanjoll duke barazuar 1 me 1 në Ligë të Kampionëve.

Bazuar në gazetën spanjolle për transferime ‘Don Balon’, Ronaldo ishte i impresionuar nga 24-vjeçari. Superylli i Real Madridit thuhet se e ka përgëzuar atë dhe i ka uruar më të mirat.

Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se Ronaldo është një admirues i madh i sulmuesit dhe do të dëshironte që t’i bashkohet atij në Real Madrid.

Ronaldo i hapur me idenë për të zëvendësuar francezin Karim Benzema me superyllin Harry Kane
Ronaldo i hapur me idenë për të zëvendësuar francezin Karim Benzema me superyllin Harry Kane

Ronaldo madje mund të jetë i hapur që Kane të zëvendësojë francezin Karim Benzema në Bernabeu.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Zidane para barazimit me Realin kundër Tottenhamit në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e kaluar rreth sulmuesit Kane.

“Ai është një lojtar kyç te Tottenhami. Ai është i mirë në gjithçka, gjëja më e mirë është se ai ka gjithmonë golin në kokën e tij”

Kane ka folur gjithashtu për të ardhmen e tij duke zbuluar se mund të përfundoj duke luajtur diku jashtë Anglisë.

“Nuk do të them asnjëherë jo ose po. Ju nuk duhet të refuzoni asgjë”, kishte thënë Kane.

“Nuk është diçka të cilën dua ta bëjë, por ju nuk duhet të hidhni poshtë asgjë asnjëherë. Jam shumë i lumtur këtu në Tottenham, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”

/arbresh.info/

Të ngjashme