Ish sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo beson që Cristiano Ronaldo dhe Neymar mund të shkëlqejnë së bashku te gjiganti në La Liga.
Neymar raportohet se dëshiron të transferohet në Madrid nga Paris Saint Germaini pas vetëm një sezoni te kampioni në Liga 1, transmeton portali arbresh.info. Kjo mund të bëjë që braziliani t’i bashkohet Cristiano Ronaldos, i cili ka shijuar nëntë sezone të mrekullueshme në Madrid.
I pyetur nëse dyshja mund të performojnë mirë së bashku, legjenda braziliani Ronaldo tha:
“Cristiano dhe Neymar janë kompatibil, sigurisht”
“Ata janë dy lojtarë të mirë, më të mirë së bashku sesa ndaras”
“Nëse Neymar vendos në një pikë se dëshiron të largohet, Real Madridi duhet të jetë i kujdesshëm për të sjell atë në klub”
Neymar, i cili shkëlqeu te Barcelona para transferimit që theu rekord botëror te PSG, është duke u përfolur gjithashtu për transferim në Manchester United./arbresh.info/
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Pacolli: Shpr...
Disa ditë më parë debutoi me Arsenalin, mbrojtësi shqiptar p...
Përplasjet në parlamentin e Shqipërisë, ambasadori i BE: Për...
Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti ka bërë aq shumë para sa e ...
Gërvalla sot në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave t...
Izraeli vë në shënjestër vendet e prodhimit të armëve të gru...