Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar një kërkesë të çuditshme te presidenti i klubit, Florentio Perez.
Ai ka kërkuar që gjiganti spanjoll të vendosë një çmim real të shitjes së tij, që mund të ndodh gjatë verës së ardhshme, dhe që do të jetë prej 100 milionë euro.
Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po ashtu ka paralajmëruar Manchester United dhe PSG, se fituesi i ‘Topit të Artë’ do të largohet nga Santiago Bernabeu, sipas “Daily Mail”, transmeton arbresh.info.
Klauzola e lirimit në kontratën 5-sezonale, që Ronaldo ka nënshkruar në nëntor 2016, qëndron përmes një simbolike 1 miliard euro (887 milionë funte).
Ronaldo deri më tani ka pasur 277 paraqitje për madrilenët dhe ka shënuar 289 gola
Kampi i Ronaldos po kërkon një angazhim nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, që do ta shiste portugezin për një “tarifë realiste” më të ulët se një e dhjeta e asaj shume, duke bërë të mundur që PSG-ja dhe Manbchester United të ndjekin gjurmët e portugezit ndërkombëtar.
Vlen të theksojmë se Ronaldo ka kontratë me ‘los blancos’ deri në fund të vitit 2021. /arbresh.info/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës