Google ADS

Ronaldo arrin në Manchester, kalon ditën e parë pranë Solskjaer

16:02 | 7 Shtator 2021
KRG

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka shkuar për herë të parë te klubi anglez që pas transferimit dy javë më parë.

Portugezi u largua nga Juventus në afatin veror duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Pas ndeshjeve me Portugalinë ku theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori me Kombëtare, CR7 i është bashkuar Manchesterit.

Ronaldo ka kaluar ditën e sotme në Manchester, ku u takua me trajnerin dhe ish bashkëlojtarin, Ole Gunnar Solskjaer.

Ndërkohë, Ronaldo pritet të debutojë në vikend kundër Newcastle Unitedit.

Të ngjashme