Google ADS

Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)

21:07 | 30 Qershor 2017
Arbresh Info

Ndeshja ndërmjet legjendave të Barcelonës dhe Manchester United, e cila filloi këtë mbrëmje në Camp Nou, iu ka dhënë tifozëve të futbollit një mundësi për të parë disa nga yjet e viteve të kaluara.

Ronaldinho, Patrick Kluivert dhe Rivaldo kishin veshur sërish fanellën e Barcelonës për ndeshjen kundër skuadrës së Manchester United që përfshinte yjet si Dwight Yorke, Ji Sung Park dhe Louis Saha, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve

Vetëm prezenca e Ronaldinhos bëri që ndeshja t’ia vlente që të shikohej dhe mjeshtri brazilian nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij. Ai krijoi një mori pasimesh pa shikuar, krijoi një asistim të jashtëzakonshëm te Ludovic Giuly dhe i tregoi Jesper Blomqvistit një aftësi të jashtëzakonshme.

Të gjitha këto të bëjnë që ta ndjesh sërish mungesën e Ronaldinhos.

Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)

Shikoni në videon më poshtë super pasimin ndaj Giuly, i cili dështoi me përpjekjen e tij duke hedhur topin mbi portë.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/880838974033592321

Sidoqoftë, më e mira nga Ronaldinho erdhi në fillim të pjesës së dytë. Menjëherë pasi startoi gjithçka, ish sulmuesi i AC Milanit shkatërroi Blomqvistin në një moment duke ia futur topin ndërmjet këmbëve./arbresh.info

Shikoni këtë aftësi të jashtëzakonshme nga Ronaldinho:

https://twitter.com/FCBarcelona/status/880852433118875648

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme