Google ADS

Ronaldinho pensionohet nga futbolli aktiv

22:40 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, më në fund është pensionuar nga futbolli, këtë e ka konfirmuar vëllai dhe agjenti i tij, Roberto Assis.

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002, fitues i ‘Topit të Artë’ në vitin 2005, dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën në sezonin 2005/06.

Vëllai i tij, Asiss e këtë e ka konfirmuar për gazetën braziliane O’Globo.

“Ai ka lënë futbollin, kë përfunduar gjithçka. Tani të bëjmë diçka të mirë, lamtumirën e tij të fundit, të bëjmë të madhe ashtu siç duhet, pas Kupës së Botës në Rusi, ndoshta në gusht”, tha ai.

“Ne do t’i bëjmë disa ngjarje në Brazil, Evropë dhe Azi. Sigurisht se ne po ashtu jemi duke aranzhuar edhe me kombëtaren e Brazilit”, përfundoi Assis.

37 vjeçari nuk ka luajtur futboll profesional që nga largimi i tij nga skuadra brazilian, Fluminense, në vitin 2015.

Ronaldino në Evropë ka luajtuar për skuadra si PSG, Barcelona dhe AC Milan. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme