Ronaldinho do ta mbështetë superyllin Lionel Messi edhe nëse sulmuesi i Barcelonës vendos të largohet nga Camp Nou.
Messi ka rënë dakord verën e kaluar për të nënshkruar kontratën e re, por duket se ende nuk ka vendosur lapsin në marrëveshjen që i siguron atij qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.
Fituesit të katërfishtë të Topit të Artë mund t’i lejohet të flas me klube të tjera rreth tarifës së transferimit gjatë muajit janar nëse refuzon rinovimin e shtruar në tavolinë nga Barcelona.
30-vjeçari ka qenë duke u kërkuar shumë për ribashkim me trajnerin Pep Guardiola te Manchester City.
Messi zëvendësoi Ronaldinhon si bartësi i fanellës me numër 10 te Barcelona kur ikona braziliane u largua nga klubi dhe fituesi i Kampionatit Botëror të vitit 2002 do ta mbështes Messin pamarrë parasysh vendimin.
“Është e vështirë për mua ta them sepse ai është një shok i ngushtë i imi”, tha Ronaldinho për ‘Goal’ në rolin e tij si ambasador i Barcelonës. “Dhe si një shok i ngushtë unë gjithmonë festoj për lumturinë e tij”
“Nëse zemra ia thotë të shkoj te një klub tjetër – edhe pse jam një ambasador i Barcelonës – do ta mbështetja atë por sigurisht se do doja që të qëndronte në Barcelonë”
“Kudo që ai luan do të bëjë dallimin”
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...