Braziliani Ronaldinho riktheu vitet e tij me një paraqitje të mrekullueshme për Barcelonën kundër legjendave të Real Madridit në Tel Aviv të martën mbrëma.
41-vjeçari, një nga dy legjendat braziliane që mbante veshur fanellën ne numër 10 për Blaugranat së bashku me Rivaldo, ishte në formë të lartë në Bloomfield Stadium, në El Clasicon e legjendave.
Legjenda si Luis Figo, Roberto Carlos dhe Deco të gjithë u paraqitën në ndeshje, por ishte Ronaldinho ai që provoi të ishte ylli i shfaqjes në një triler ku u shënuan pesë gola dhe fitoren e morën Mbretërit me rezultat 3-2.
Fituesi i Topit të Artë i vitit 2005 nuk ishte në gjendjen kulmore fizike, por ende vazhdon të jetë një argëtues në çdo kuptim të fjalës.
Ronaldinho bëri një mori lëvizjesh fantastike, driblimesh dhe pasimesh dhe paraqitja e tij ishte aq mbresëlënëse sa YouTuber SVMM shkoi dhe bëri një përmbledhje të pjesëve të tij më të mira të ndeshjes.
‘R10’ dukej sikur i pëlqente vërtet të luante në ndeshjen e parë të legjendave të Barcës për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid-19. Ai shënoi golin e parë me një penallti në pjesën e parë dhe bëri një festë ikonike.
Legjenda braziliane ishte afër të shënonte edhe një supergol nga një distancë shumë e largët, pasi vuri re portierin jashtë vijës së tij.
Asnjë lojtar tjetër nuk ka luajtur kurrë me kaq entuziazëm dhe gëzim në një ndeshje veteranësh dhe është e shkëlqyeshme të shohësh Ronaldinhon me një buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që do – veçanërisht pas një periudhe sfiduese.
Ai kishte një fatkeqësi në vitin 2020 ndërsa ai dhe vëllai i tij kaluan kohë në një burg në Paraguai pasi kishin pasaporta të rreme dhe më pas këtë vit, nëna e Ronaldinhos, Dona, vdiq për shkak të infektimit me Covid-19. /Telegrafi/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...