Në vitin 2011, Ronaldinho nënshkroi kontratë me klubin brazilian Flamengo. Por kontrata e tij nuk ishte e zakonshme, kishte diçka të paparë deri atëherë: një klauzolë që i jepte leje atij të shkonte në klube nate dy herë në javë.
Ikona braziliane, tani 39-vjeçar, u rikthye në vendlindje pas një periudhe me Milanin në Serie A, dhe në atë kohë njihej si adhurues i jetës së natës.
Ish-superylli i Barcelonës kishte kërkuar luks nate në Brazil, duke i bërë kërkesë të rëndësishme klubit brazilian para se të nënshkruante kontratë.
Ronaldinho kishte këmbëngulur që ta kishte një klauzolë në kontratën e tij me klubin, e cila do ta lejonte atë t’i vizitonte klubet e natës dy herë në javë – dhe Flamengo ia kishte plotësuar atë kërkesë.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldinho është kritikuar për stilin e jetës, edhe pse është vlerësuar si ndër futbollistët më të mirë në histori. /Gazeta Express/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...