Një gjykatë në Brazil ka dhënë urdhër për konfiskimin e pasaportës së Ronaldinhos për shkak të borxheve të papaguara prej dy milionë euro dhe një shumë e përgjithshme prej vetëm gjashtë eurove është gjetur në llogarinë e tij bankare nga autoritetet.
Ronaldinho dhe vëllai tij janë dënuar për një ndërtim ilegal në një zonë të mbrojtur, por hipotekimi i pasurisë së tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të paguar borxhin për shkak të interesimit të lartë të gjeneruar gjatë katër viteve të konfliktit gjyqësor, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Barcelona u pagua vetëm që Messi dhe Neymar të luajnë kundër Man United në vitin 2017
Megjithatë, mënyra e jetesës së tij nuk korrespondon me shifrat e gjetura në llogaritë e tij, ndërkohë që vetëm gjatë javëve të fundit ai ka udhëtuar në Kinë dhe Japoni për shkak të disa reklamave.
Së fundmi, ai ka qenë gjithashtu në disa vende të ndryshme në Evropë në Afrikë, ndërkohë që Nike ka lansuar një linjë të këpucëve me emrin e tij si një dhuratë që, sipas gjyqit, duhet t’i sjellë atij një shifër të madhe të ardhurash.
Më 17 nëntor, ai gjithashtu do të marrë pjesë në “Game of Champions”, një lojë që do të zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador