Ronaldinho i dërgon mesazh Philippe Coutinhos para debutimit te Barcelona

20:37 | 25 Janar 2018
Arbresh Info

Philippe Coutinho ka pranuar një mesazh të veçantë nga Ronaldinho para debutimit të tij te Barcelona.

Paraqitja e parë e brazilianit qysh pas transferimit të tij për 160 milionë nga Liverpooli është shtyer për shkak të lëndimit të tij në kofshë, transmeton portali arbresh.info. Por, mesfushori është pjesë e skuadrës për përballjen në Kupë të Mbretit ndaj Espanyolit.

Ndërkohë, Ronaldinho ka njoftuar së fundmi pensionimin e tij nga futbolli profesionist. Braziliani ka fituar dy tituj në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë brenda pesë viteve të tij në Camp Nou.

Tani, ai i ka dërguar një mesazh të veçantë Coutinhos para debutimit të mesfushorit në Barcelonë.

“Përshëndetje Coutinho, është Ronaldinho këtu që iu uron të gjithë fatin e botës”, ka thënë Ronaldinho.

“Jep gjithçka nga vetja dhe bëjë njerëzit e lumtur, kjo është ajo që ata dëshirojnë”

“Shijojeni vetën dhe të gjithë tjerët do ju ndjekin. Në rregull? Shko me paqe”

/arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BeYGvc5HZX6/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme