Ronaldinho ka qenë në arrest shtëpiak pas lirimit nga burgu në Paraguai. Megjithatë, tani ai po përballet me akuza se i ka shkelur edhe një herë rregullat, këtë herë duke ftuar modele në hotelet ku po qëndron.
Legjenda braziliane e futbollit ishte arrestuar më herët këtë vit pasi kishte tentuar të hynte në Paraguai me dokumente të falsifikuara.
Ai ishte detyruar të qëndronte një muaj në burg, ndërsa që nga atëherë e ka kaluar kohën e tij të arrestit shtëpiak në hotele luksoze, pasi iu pagua shuma prej 1.6 milion dollarësh për lirim me kusht nga burgu.
Por, braziliani është futur sërish në telashe me ligjin. Gazeta HOY raporton se Ronaldinho ka organizuar festa me një grup modelesh, të cilat ishin parë duke hyrë në hotelin ku po qëndron ai në orët e hershme të mëngjesit.
Po e njëjta gazetë raporton se Ronaldinho i ka befasuar vajzat me dhurata të ndryshme, përfshirë këtu pije të ndryshme të shtrenjta.
“Vajzat të cilat njihen nga stafi i hotelit hyn drejtpërdrejt në hotel përmes parkingut të veturave, ndërsa ato që nuk njihen duhet të presin derisa të vijë një veturë për t’i marrë para hotelit”, ka thënë një burim i gazetës HOY. /Gazeta Express/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...