Neymar është prezantuar zyrtarisht dje (e premte) si një lojtar i Paris Saint Germain pas transferimit rekord për 222 milionë euro te kryeqyteti i Francës dhe goditjes së madhe që i shkaktoi Barcelonës derisa ata vazhdojnë të jenë në përgatitje për sezonin e ri.
“Blaugranët” kanë humbur njërin yll nga treshja fantastike e njohur si ‘MSN’ dhe një lojtar të jashtëzakonshëm që shënoi 105 gola brenda katër sezoneve në klub, transmeton portali arbresh.info.
Neymar është thuajse i pazëvendësueshëm dhe Barcelona është duke u përballur me një detyrë mjaftë të vështirë derisa është në përpjekje për të gjetur dikë që mund të mbulojë hapësirën e lënë nga syperylli brazilian.
Yjet si Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala kanë qenë të gjithë duke u kërkuar për transferim derisa Barcelona vazhdon të jetë ende e lidhur me transferimin e Philippe Coutinhos së Liverpoolit, një shënjestër afatgjate.
Legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, i cili tani shërben si një ambasador i klubit, beson që bashkëkombësi i tij është perfekt për transferim si një zëvendësues i Neymarit.
“Janë një numër i vogël lojtarësh në botë që mund të zëvendësojnë Neymarin dhe siç e kam thënë edhe më parë, mendoj që Coutinho mund të luaj për ata”, tha ai për ‘Goal’.
“Ai është në një nivel që mund të mbulojë hapësirën e lënë nga Neymar, por Liverpooli e di vlerën e tij dhe pas tarifave këtë verë, kjo do t’i kushtoj Barcelonës”./arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...