Ryan Giggs beson se ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Në fillim të kësaj jave, Ronaldo e shënoi golin e 101-të për Portugalinë në karrierë në moshën 35-vjeçare dhe vazhdon të mos tregojë shenja ngadalësimi, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi i Juventusit i shënoi 31 gola në Serie A sezonin e kaluar dhe i mungojnë vetëm edhe tetë gola për ta thyer rekordin për më së shumta gola për ekipin kombëtar.
Giggs, i cili luajti për Unitedin deri në moshën 40-vjeçare, e pranon se Ronaldo mund të luajë deri në moshën e njëjtë.
“Ai duhet të jetë në klubin e duhur, natyrisht. Unë isha në një klub të madh dhe luajta deri i mbusha 40 vjet, dhe mendoj se edhe ai do të luajë deri t’i mbushë 40 vjet, po ashtu”, tha Giggs për PA.
“Ai kujdeset për veten, ha mirë, pushon mirë dhe jeton për futbollin. Ai është profesionisti më i madh me të cilin kam luajtur”, shtoi ai.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të