Ronado stërvitet me skuadrën para rikthimit në La Liga

16:41 | 19 Shtator 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo do të bëjë rikthimin e tij në ligë për Real Madridin në ndeshjen e së mërkurës kundër Real Betisit pas pesë ndeshjeve jashtë fushe për shkak të shtyrjes së gjyqtarit në Superkupën e Spanjës kundër Bracelonës.

Si rezultat i suspendimit, 32-vjeçari mungoi në skuadrën e tij në katër ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga por do të rikthehet përfundimisht në aksion këtë javë derisa tashmë ka kryer edhe përgatitjet e fundit me ‘Los Blancos’ për ndeshjen e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi nuk ka pasur një fillim impresiv këtë sezon në ligë për shkak dy barazime të njëpasnjëshme, ndaj Valencias dhe Levantas, si pasojë e të cilave ata qëndrojnë katër pikë prapa Barcelonës por rikthimi i Ronaldos do të jetë një shtytje e madhe për skuadrën.

Cristiano Ronaldo në stërvitje para rikthimit në La Liga
Cristiano Ronaldo në stërvitje para rikthimit në La Liga

Ronaldo dukej vdekjeprurës në sulm ashtu si gjithmonë pasi shënoi një gol në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligë të Kampionëve javën e kaluar kundër Apeolit.

42 golat nga 46 ndeshjet e sezonit të kaluar ishte vendimtare për Real Madridin që arriti të fitoj La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Rikthimi i tij pritet të jetë sërish me gola në mënyrë që madrilenët të kthen në krye të tabelës për të kaluar Barcelonën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme