Pas fitores 5 me 2 në miqësoren ndaj La Galaxy në ndeshjen e parë parasezonale, Manchester United vazhdon të mposhtë skuadrat në MLS.
Megjithëse, duhet pranuar që janë duke bërë ndryshime të mëdha në formacionin e tyre startues, transmeton portali arbresh.info. Fitorja ndaj Real Salt Lake mund të kujtohet si ndeshja ku Romelu Lukaku realizoi golin e tij të parë në Manchester United.
RSL kaloi në epërsi në pjesën e parë falë golit nga Luis Silva, por Manchester United iu përgjigj në minutën e 29′ përmes Henrikh Mkhitaryan, i cili është duke u shfaqur në formë të mirë për të realizuar gola.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Lukaku realizoi golin e tij të parë në Manchester United dhe golin e fitores së kësaj ndeshje miqësore.
Ligard ishte lojtari që përgatiti golin e parë, ndërsa Mkhitaryan ishte asistuesi i golit të dytë.
Ndeshja e ardhshme për Manchester United është derbi Manchester ndaj Cityt që zhvillohet të premten./arbresh.info
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?