Google ADS

AS Romas i rikthehen tre yje

18:14 | 27 Janar 2018
Arbresh Info

Daniele De Rossi, Diego Perotti dhe Stephan El Shaarawy janë rikthyer në skuadrën e Romas për ndeshjen e nesërme kundër Sampdorias.

Takimi ndërmjet dy klubeve zhvillohet të dielën në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45 në Stadio Olimpico, transmeton portali arbresh.info.

Këto dy skuadra janë takuar edhe të mërkurën në ndeshjen e rizhvendosur të xhiros së tretë, ku goli me kokë në minutën e fundit nga Edin Dzeko i siguroi atyre barazimin për 1 me 1.

Perotti, El Sharawy dhe De Rossi munguan në këtë ndeshje, por ata tani janë pjesë e skuadrës.

Maxime Gonalons dhe Rick Karssdopr janë ende në tavolinën e rikuperimit./arbresh.info/

Skuadra e plotë e Romas kundër Sampdorias: Alisson, Lobont, Skorupski; Juan Jesus, Kolarov, Moreno, Fazio, Peres, Emerson Palmieri, Manolas; Nainggolan, Strootman, Pellegrini, De Rossi, Florenzi, Gerson; Perotti, Dzeko, Schick, Cengiz Under, Defrel, Antonucci, El Shaarawy

Të ngjashme