Klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli, ka arritur një marrëveshje me Napolin për sulmuesin Victor Osimhen.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romani, ka thënë se marrëveshje klub me klub është arritur dhe nënshkruar për 80 milionë euro – derisa thotë se klubi Al Ahli tashmë ia kanë caktuar edhe datën e testeve mjekësore.
“Kontratë katër vjeçare në vlerë prej 25/30 milionë euro për sezon për Osimhenin… dhe do të përfshijë edhe klauzolën e lirimit”.
“Drita finale e gjelbër tani i takon Osimhenin. Propozimi i Chelseat është ende në duart e tij, por Al Ahli po dëshiron një përgjigje”, njoftoi Romano. /Klankosova.tv
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë