AC Milan që disa muaj është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën portierit Gianluigi Donnarumma.
Italiani është i padiskutueshëm në formacionin bazë, por kontrata i skadon në qershorin e ardhshëm.
Së fundmi, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar se rinovimi është mjaftë i vështirë shkaku i agjentit të lojtarit, Mino Raiola.
“Milan është duke punuar me Raiola që të gjejë zgjedhje. Kur Raiola përfshihet, asnjëherë nuk është lehtë, sepse ai dëshiron klauzolë të lirimit për Donnarumma dhe nuk ka marrëveshje për çmimin ose vlerën e kësaj klauzole të lirimit”.
“Pra, ata janë duke negociuar. AC Milan dëshiron ta mbajë Donnarumman dhe lojtari dëshiron qëndrimin. Është i bindur se është në projektin e Milanit që do jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshme”.
“Pra, Donnarumma është i hapur për qëndrim dhe Milan dëshiron ta mbajë. Kjo, është arsyeja pse mendoj se do qëndroj dhe do nënshkruaj kontratën. Por, për momentin nuk ka marrëveshje të kompletuar. Duhet të presim”, tha Romano për CBS Sports.
Interesim për Donnarumman më herët ka shprehur gjigantët anglez, Chelsea dhe ai francez, PSG./arbresh.info/
LDK organizon sot “Forumin e Gruas”
Kanadaja i ‘trembet’ kërcënimit të Trump, njofton rregulla t...
Si pritet të jetë moti për sot në Shqipëri?
Pas pranimit të fajësisë, sot seancë për Shalën dhe Jonuzin
Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për sot