Marrëveshja tashmë është arritur përfundimisht. Erling Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.
Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se norvegjezi ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore në Belgjikë me mjekët e klubit anglez.
Man City do të aktivizojë klauzolën e lirimit të Halaandit, e cila sipas Romanos, është më e ulët se shuma prej 75 milionë euro, që u raportua ditëve të fundit.
21-vjeçari me kampionin anglez do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Paga e ish-sulmuesit të Salzburgut nuk do të jetë më e madhe se 375 mijë funte në javë. Zyrtarizimi i marrëveshje do të bëhet këtë javë.
Haaland dhe familja e tij duan që njoftimi zyrtar i këtij transferimi të bëhet këtë javë, për t’i thënë lamtumirën tifozëve të Borussia Dortmundit në mënyrën më të mirë, pasi ata kanë qenë gjithmonë të mrekullueshëm me të.
Më 14 maj, Borussia Dortmundi do ta zhvillojë në shtëpi ndeshjen e fundit për këtë sezon, ndaj Hertha Berlinit.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...