Google ADS

Romano: Ja sa kushton klauzola e lirimit të De Ligt

16:12 | 20 Shtator 2021
KRG

Holandezi është duke shkëlqyer me paraqitjen e tij tek skuadra e Juventusit.

Agjenti i Matthijs de Ligt , Mino Raiola ka treguar se klienti i tij mund te largohet nga klubi italian.

Gazetari  Fabrizio Romano ka zbuluar se në kontratë, holandezi ka një klauzolë lirimi me vlerë prej 150 milionë euro.

“Matthijs De Ligt ka klauzolë lirimi në kontratë me Juventusin dhe për këtë arsye Raiola foli për të ardhmen. Është valide që nga vera e vitit 2022 për 150 milionë euro. Juve shpreson ende ta mbajë”- ka shkruar Romano.

Gjatë sezonin të kaluar De Ligt është paraqitur ne 37 ndeshje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme