Gareth Bale tregoi fytyrën e tij prej lideri në ndeshjen e fundit të Tottenham ku arriti që të shënojë dy gola krucial për skuadrën e tij kundër Leicester.
Zatëm, këto dy gola bënë që Tottenham Hotspur të përfundonte në pozitën e shtatë dhe kështu të arrinte që të garonte në garën e re të UEFA-së, UEFA Conference Cup.
Por, pas kësaj ndeshje filluan thashethemet që Gareth Bale është duke planifikuar që të pensionohet nga futbolli aktiv menjëherë pas kampionatit europian të futbollit Euro 2020.
Por, këto lajme i ka hedhur poshtë gazetari i njohur Fabrizio Romano. Sipas tij të gjitha këto lajme janë “lajme të rreme”.
“Gareth Bale nuk po planifikon që të pensionohet pas Euro 2020. Pavarësisht thashethemeve, Bale do të pret dhe mandej të vendos për të ardhmen e tij – ai ende ka kontratë me Real Madridin dhe një takim me Tottenhamin do të mbahet porsa të zgjidhet trajneri i ri. Por, ai nuk do të pensionohet: lajm i rremë”, ka shkruar Romano.
Ka pasur shumë thashetheme dhe spekulime për sulmuesin e Real Madridit ku është thënë se ai planifikon t’i telefonojë Los Blancos dhe t’ju thotë se do të pensionohet. /GazetaExpress/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion