Roma ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për finale e madhe të Ligës së Konferencës.
Aeroplani me të cilin udhëtuan verdhekuqtë nga “Fiumicino” u ul në pistën e Rinasit dhe pas kryerjes së procedurave të rastit delegacioni i klubit italian u nis menjëherë drejt Mak Albania Hotel (ish-Shertaton), ku ekipi do të akomodohet gjatë dy ditëve qëndrimi në Shqipëri.
? #ASRoma ??? #UECLfinal pic.twitter.com/baLePlEF1P
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022
Pasi zbriti nga avioni, delegacioni i Romës lëvizi drejt Tiranës me autobusin që mbërriti nga kryeqyteti italian një ditë më parë nëpërmjet portit të Durrësit.
Rreth orës 17:30, verdhkuqtë do të zbresin në stadiumin “Air Albania”, jo për t’u stërvitur, por thjesht për t’u njohur me terrenin e finales.
? L’Arena Kombetare attende i giallorossi ????#UECLfinal pic.twitter.com/VbOBhJo0Bt
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022
Roma dhe Feyenoord do të luajnë nesër (e mërkurë) në ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...