Giallorossët janë mposhtur me rezultat 2-0 nga Torino në stadiumin ‘Olimpico.
Pjesa e parë i takoi mysafirëve që kaluan në epërsi me anë të Andrea Belottit në minutën e 45’+2.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në të dytën u shënuan sërish vetëm një.
Roma filloi më mirë në pjesën e dytë dhe tentoi ta barazonte rezultatin, mirëpo nuk i shfrytëzuan rastet.
Kur mendohej se ndeshja po përfundonte me rezultatin minimal, Torino fitoi një penallti nga prekja me dorë e topit nga Chris Smalling, derisa atë në gol e konvertoi Belotti (85’), e që ishte i dyti në takim për të.
Pas javës së 18-të, Roma gjendet në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të do të ketë punë me Juventusit. /Telegrafi/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës