Roma transferon Justin Kluivert

08:13 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Talenti holandez, Justin Kluivert, është transferuar nga Ajax te AS Roma.

Ai të hënën ka zbarkuar në kryeqytetin e Italisë, dhe është fotografuar me një shall të klubit romak.

Roma ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e 20 vjeçarit, i cili është i biri i legjendës Patrick Kluivert.

Justin Kluivert gjatë ditës së martë do t’i kryejë testet mjekësore për t’u zyrtarizuar pastaj te skuadra e Romës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme