Google ADS

Roma synon tri pikë ndaj Empolit, formacionet zyrtare

17:30 | 23 Janar 2022
KRG

Roma është mysafir i Empolit në Stadio Carlo Castellani për ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.

Giallorossët pozicionohen në vend të tetë në renditje me 35 pikë, tetë më pak se pozita e katërt që mbahet nga Atalanta.

Në anën tjetër, Empoli qëndron në pozitën e njëmbëdhjetë dhe ka gjashtë pikë më pak se skuadra kryeqytetase.

Trajnerët Aurelio Andreazzoli dhe Jose Mourinho i kanë zgjedhur ekipet që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Empoli: Vicario, Stojanovic, Ismajli, Romagnoli, Marchizza; Zurkowski, Ricci, Bandinelli; Bajrami, Henderson; Pinamonti.

Roma: Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Mkhitaryan, Maitland-Niles; Zaniolo, Abraham.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme