Roma “studion” mundësinë e transferimit të Icardit
Klubi italian ka shfaqur interesim për futbollistin e Paris Saint-Germain
Sipas ‘Calcio Mercato’, Roma është duke studiuar mundësin e blerjes së Icardit gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit italian e shohin sulmuesin e PSG-së si zëvendësues ideal të Edin Dzekos që pritet të largohet nga “Stadio Olimpico”.
Skuadra franceze duket e hapur për shitjen e futbollistit të saj për një çmim rreth 60 milionë euro.
Interesim për argjentinasin prej kohësh ka shfaqur edhe Juventusi dhe Milani.
28-vjeçari, nuk pati shumë minutazh sezonin e kaluar te gjiganti francez, megjithatë në 28 ndeshje realizoi 13 gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?