Google ADS

Roma shkatërron Brightonin, një hap larg çerekfinales së Europa League

20:58 | 7 Mars 2024
D.H

Roma e ka shkatërruar Brightonin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Pas 13 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me super golin e Paulo Dybalas, ndërsa edhe më magjik ishte asistimi i Lenadro Paredes.

Për 2-0 u përkujdes Romelu Lukaku, që realizoi në minutën e 43-të.

Gianluca Mancini, realizoi për 3-0 në minutën e 64-të.

Pas vetëm katër minutash, Roma ia doli të shënonte edhe golin e katërt me anë të  Bryan Cristante.

Roma është me një këmbë në çerekfinale, teksa ndeshje e kthimit luhet javën tjetër në  Angli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme