Roma ka arritur të marr një fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1-0 ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Paulo Dybala, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi në minutën e 20-të në ndeshje. Teksa pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Pjesa e dytë ishte nën kontroll të mysafirëve të cilët kërkonin golin e barazimit mirëpo romakët qëndruan deri në fund pa pësuar dhe arkëtuan tre pikët e radhës.
Me këto tri pikë, kryeqytetasit janë në pozitën e 10-të me 13 pikë kurse Torino është e nëntë me 14 sosh.
Ndeshjen e ardhshme të drejtuarit e Juricit e luajnë ndaj Veronas në fundjavë kurse Torino sfidohet nga Fiorentina në shtëpi./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League