Roma i ka dhënë Nicolo Zaniolo miratimin për të fluturuar në Stamboll për të përfunduar transferimin e tij në Galatasaray.
Sulmuesi 23-vjeçar italian ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Milanos për t’u përgatitur për udhëtimin në Stamboll dhe ka qëndruar në një hotel, duke pritur që dy klubet të finalizojnë detajet e kalimit të tij në Superligën e Turqisë.
Galatasaray thuhet se ka rënë dakord të paguajë Romën mbi 20 milionë euro në total dhe 15 milionë euro bonuse për Zaniolo, i cili do të ketë një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro në kontratën e tij, shkruan telegrafi.
Giallorossët gjithashtu kanë një klauzolë për rishitjen e lojtarit e cila shkon në 15 për qind të shumës, duke i lejuar ata të përfitojnë edhe 5.25 milionë euro nëse klauzola e lirimit të italianit aktivizohet.
Sipas Gianluca Di Marzios, Roma e ka informuar Zaniolon se mund të marrë fluturimin e tij privat për në Stamboll, ku ai do të kryejë testet e zakonshme mjekësore para transferimit me Galatasaray.
Ai në klubin turke do të fitojë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon.
Me transferimin e italianit, skuadra ku luan edhe Milot Rashica, do të ketë një skuadër të fortë, që do të jetë e denjë të luftojë edhe në Evropë.
Sulmi do të përbëhet nga emra si Dries Mertens, Mauro Icardi, Muhammed Kerem Aktürkoğlu dhe Nico Zaniolo.
Rashicës i mbetet të luftojë për një vend në formacionin bazë.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...