Nicolo Zaniolo është talenti më i madh i Romës dhe ndër më të mëdhenjtë në Serie A.
Gjiganti italian arriti ta mbajë këtë verë në skuadër yllin e tyre, përkundër interesimit të fortë nga skuadrat si Juventus, Milan, Chelsea, PSG e Tottenham Hotspur.
23-vjeçari ndihet i lumtur në Romë, por kontrata e tij me klubin verdhekuq skadon në verën e vitit 2024 dhe palët janë në bisedime për një zgjatje deri më 2027.
Zaniolo aktualisht fiton 2,5 milionë euro neto në vit, derisa me kontratën e re pritet të marrë shumë më shumë.
Roma ka filluar negociatat me një ofertë prej 3,5 milionë euro në vit që po konsiderohet e ulët nga agjentët e lojtarit.
Gjithsesi sipas mediave italiane do të gjendet një marrëveshje dhe Roma do të ngrit ofertën deri në 4,5 milionë euro në vit për ta blinduar yllin e tyre.
Vlen të theksohet se me kontratën e re Zaniolo mund të ketë edhe një klauzolë largimi, e cili pritet të jetë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...