Roma pëson humbje nga Bologna në ndeshjen me pesë gola

22:57 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Roma ka pësuar humbje nga Bologba me rezultat 3-2 në ndeshjen hapëse të javës së 23-të.

Ndeshja nisi shumë mirë për Bolognan, që arritën të shënon që në minutën e 18-të, kur Riccardo Orsolini shënoi nga afër pas një gabimi të mbrojtjes romake (1-0).

Roma e barazoi shpejt, pasi Stefano Denswil shënoi autogol për 1-1.

Por se Bologba ishte në formë e tregon edhe goli i Mousa Barrow që shënoi nga distanca gol të bukur për 2-1.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dytë mysafirët rritën e epërsinë.

Ishte Barrow që shënoi përsëri duke e quar në 3-1 rezultatin, me një tjetër super gol.

Roma u kthye në lojë në minutën e 73 kur Henrikh Mkhitaryan shënoi me kokë për 3-2.

Roma mbeti me një lojtar më pak në fund të ndeshjes, kur Bryan Cristante u ndëshkua me karton të kuq.

Romakët edhe pa një lojtar tentuan deri në fund, por nuk arritën ta barazonin rezultatin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme