Google ADS

Roma nuk po gjen rezultatet pozitive, kësaj radhe humb nga Venezia

14:42 | 7 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Roma është mposhtur si mysafir i Venezia me rezultat 3-2, duke pësuar kështu humbjen e dytë radhazi në Serie A.

Ishte ndeshje intensive nga të dyja skuadrat dhe me rikthime në rezultat.

Vendasit kaluan në epërsi të parët qysh në minutën e tretë përmes Mattia Caldaras.

“Giallorosët” intensifikuan lojën dhe arritën të gjejnë golin e barazimit përmes Eldor Shomuroudov dy minuta pa përfunduar pjesë e parë.

Në minutat shtesë të kësaj pjese, Tammy Abraham i dha epërsinë skuadrës së tij për rezultatin 1-2.

Në minutën e 65-të, vendasit fituan penallti ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Mattia Aramu për të barazuar kështu shifrat në 2-2.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes David Okereke i cili shënoi në minutën e 74-të për 3-2.

Me këtë fitore, Venezia ngjitet në vendin e 14-të me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Roma në vendin e pestë më 19 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme