Sulmuesi i Everton, Moise Kean mund të rikthehet në Itali, por jo te Juventus, mirëpo te rivali Roma.
Kean u transferua te Everton verën e kaluar për 27.5 milionë euro plus bonuset, por asnjëherë nuk arriti ta gjejë formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
Pas zhgënjimit nën urdhrat e Marco Silva-s duke shënuar një herë në 26 paraqitje, kjo formë e 20-vjeçarit është duke vazhduar edhe nën urdhrat e Carlo Ancelotti-t.
Thuhet se agjenti i tij, Mino Raiola ka filluar të kërkojë skuadër të re që nga janari për klientin e tij dhe bisedimet kanë nisur me Romën.
Everton për italianin kërkon 28 milionë euro, por janë të gatshëm ta lejojnë të largohet në formë huazimi me mundësi blerje ose obligim blerje në fund të sezonit./arbresh.info.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...