Jean-Clair Todibo është huazuar te klubi gjerman Schalke 04 nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi francez ka zhvilluar shtatë paraqitje me klubin gjerman, ku ka shfaqur lojëra të mira para pezullimit të Bundesligas.
Klubi gjerman Schalke 04 e ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 25 milionë euro, por ende nuk kanë vendosur për një gjë të tillë shkaku i krizës që i ka kapluar pas pandemisë Covid-19.
Megjithatë Todibo ka oferta dhe mund të largohet në verë nga Barcelona nëse nuk mbetet në Gjermani.
Roma është skuadra e radhës që është futur në garë për francezin e talentuar.
Giallorosët kanë probleme në mbrojtje dhe e shohin Todibon si zëvendësuesin adekuat të Chris Smalling që pritet të rikthehet te Manchester United.
Kryeqytetasit italian janë gati të shpenzojnë 25 milionë euro për transferimin e francezit në Olimpico.
Megjithatë Roma nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi në garë mbetet edhe klubi anglez Everton.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...