Raportet në Spanjë thonë se Roma është e interesuar në mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet
Sipas El Chiringuito TV, mbrojtësi 26 vjeçar është në radarin e Giallorossi për këtë verë.
Nuk është hera e parë që ka lajme për këtë derisa ai është lojtari i tretë i Barcelonës që lidhet me kalim në Serie A pas Miralem Pjanic te Juventusi dhe Philippe Coutinho për Lazion.
Lenglet ka kontratë deri më 2026, i vetmi që ka kontratë të gjatë, kështu që mund të huazohet me mundësi blerje.
E ardhmja e tij nën urdhrat e Ronald Koeman është në dyshim derisa ai hyri në ndeshje vetëm gjatë minutave shtesë në fitoren 4-2 të Barcelonës dje kundër Real Sociedadit.
Para se ta bëjë këtë lëvizje, Roma duhet ta pastrojë skuadrën pasi që për momentin ka 4 mbrojtës qendrorë.
??”LENGLET tiene una oferta de la ROMA, PJANIC sigue cerca de la JUVE y COUTINHO puede ir cedido a la LAZIO”
La información de @10JoseAlvarez en #ChiringuitoBarcelona pic.twitter.com/JeNUNC3SyW
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 15, 2021
Ai ka 13 paraqitje për Francën, për të cilët ka shënuar një gol dhe ka pasur 48 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar duke shënuar një gol dhe bërë një asist. /GE/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion