Real Madridi ka arritur të mposhtën skuadrës e AS Romas në shtëpinë e tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Kampioni në fuqi i Evropës ka siguruar tri pikë të plota me fitoren me rezultat 2 me 0 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër AS Roma, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht një fillimi mjaftë traumatik të sezonit, ‘Los Blancos’ arritën të sigurojnë fitore në stadiumin Olimpico duke përfunduar si lider i Grupit G me 12 pikë.
Ata realizuan për 1 me 0 në minutën e dytë të fraksionit të dytë të ndeshjes. Mbrojtësi Fazio tentoi të rikthente topin te portieri duke ia dhuruar kështu atë direkt sulmuesit Gareth Bale, i cili nuk gaboi duke shënuar për 1 me 0.
Pra, edhe pse kishin shans për të qenë në epërsi gjatë pjesës së parë, Roma gjeti vetën në disavantazh pas një gabimi trashanik.
Goli i dytë u shënua nga Lucas Vazquez në minutën e 59′ pas disa kombinimeve të bukura nga mysafirët.
Roma ka të garantuar gjithashtu vazhdimin tutje në fazën eliminuese me nëntë pikë të mbledhura deri tan./arbresh.info/
Shikoni më poshtë dy golat:
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...