Roma – Milan, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

20:11 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Roma dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Rossonerëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit italian.

Skuadra e Eusebio Di Francescos vjen në këtë ndeshje derbi pas tri fitoreve radhazi dhe dëshiron ta vazhdojë këtë seri të fitoreve.

Në anën tjetër, edhe skuadra e Gennaro Gattusos ka shtatë ndeshje pa humbje në Serie A radhazi, me katër fitore dhe tri barazime, kështu që donë rezultat pozitiv edhe nga ky duel.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me Di Francescon, i cili ka vendosur vetëm Patrik Schick para Edin Dzekos.

Roma: Alisson; Bruno Peres, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, Strootman, Nainggolan; Under, Schick, Perotti

Milan: G.Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme