Google ADS

Roma merr vetëm një pikë ndaj Sassuolos

19:58 | 13 Shkurt 2022
KRG

Roma ka marrë një pikë të vështirë ndaj Sassuolos në kuadër të javës së 25-të në Sere A, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Giallorossët shkuan në pushimin e pjesës së parë me epërsi, mirëpo e dyta ishte një ferr i vërtetë për ta.

Ishte minuta e 45+1, kur Tammy Abraham shënoi nga penalltia, për rezultatin 1-0.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, Chris Smalling (47’), e futi topin në rrjetën e tij, për t’u barazuar shifrat në 1-1.

Për të rezultatin u përkujdes Hamed Junior Traore që shënoi për 2-1 në minutën e 73-të.

Në minutën e 78-të, Sassuolo mbeti me dhjetë lojtar, shkaku që Gian Marco Ferrari pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Djelmoshat e Jose Mourinhos e shfrytëzuan këtë epërsi numerike, duke pësuar shënuar golin e barazimit (2-2) me anë të Bryan Cristantes që realizoi në minutën e 90+4.

Pas javës së 25-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 40 pikë, gjashtë më pak se Juventusi që gjendet në vendin e katërt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme