Roma ka marrë një fitore ndaj Cremonese, por festa është zbehur me lëndimin e Nicolo Zaniolo.
Skuadra e Jose Mourinho ka marrë edhe fitoren e dytë këtë edicion, duke fituar minimalisht (1:0) ndaj Cremonese.
‘Giallorossi’ patën një moment të keq në minutën e 45’, kur Nicolo Zaniolo u obligua të linte fushën para kohe, pasi lëndoi dorën.
Në pjesën e dytë, Roma arriti të gjente golin që edhe ia dha fitoren, duke shënuar gol me anë të Chris Smalling, në minutën e 65’.
Goli erdhi nga një goditje nga këndi, ku topi gjeti anglezin që qëlloi saktë me kokë.
Roma merr kështu edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para në Serie A, duke shkuar në gjashtë pikë. Cremonese mbetet pa pikë, me dy humbje të pësuara.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...