Roma merr pikë të plota nga udhëtimi në Rusi

20:59 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Roma ka shënuar fitore të rëndësishme në Rusi duke e mundur CSKA Moskën me rezultat 1:2 në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ka ardhur edhe fitorja e tretë për Romën në Ligën e Kampionëve, që ka mundur në udhëtim rusët e CSKA.

Konstantinos Manolas në minutën e 4’ shënoi për epërsinë e parë të Romës.

Vendasit barazuan në minutën e 51’ me anë të Arnor Sigurdsson.

Fitoren Romës ia siguroi Lorenzo Pellegrini, që shënoi në minutën e 59’ për 1:2.

Me këtë fitore, Roma numëron nëntë pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin G, në pritje të ndeshjes Plzen – Real Madrid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme