Google ADS

Roma me përmbysje mposhtë Young Boys, Kumbulla realizon golin e fitores

20:49 | 22 Tetor 2020
Arbresh Info

Roma ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim të Young Boys, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Evropa Ligë.

Skuadra italiane arriti të përmbysë rezultatin nga 1 – 0 në 1 – 2 për të fituar ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.

Pas 14 minutave lojë, Nsame realizoi nga pika e bardhë për të zhbllokuar rezultatin, me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, Roma arriti të realizojë dy herë për të fituar ndeshjen.

Një aksion i shpejtë nga mysafirët, bëri që Dzeko të asistojë për Peres që barazoi rezultatin (69′).

Kurse, pas pesë minutave ishte shqiptari Marash Kumbulla që vulosi fitoren.

Pas kësaj fitore, Roma renditët në pozitën e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe CFR Cluj, derisa Young Boys qëndronte në pozitën e tretë me zero pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/MDkmtm/status/1319333492816228352

https://twitter.com/MDkmtm/status/1319344551363026946

https://twitter.com/GoalKaju/status/1319344408966402048

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme