Google ADS

Roma kërkon t’a huazojë Jadon Sancho

15:57 | 26 Shtator 2023
Arbresh

Jadon Sancho nuk është më në planet e menaxherit të Manchester United,  Erik ten Hag, pas konfliktit me të ai ka përjashtuar anglezin nga ekipa e parë.

Tash e sa kohë ish lojtari i Dortmundit po stërvitet me ekipën e dytë, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa ai po mendon seriozisht largimin nga “djajtë e kuq”, në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta italiane e afërt me Romën, “Il Romanista” ka shkruar se romakët janë duke e ndjekur me interes rastin e anglezit dhe se mendojnë që ta huazojnë atë.

Ylli anglez është lojtar mjaft i pëlqyer edhe nga trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Por që ta transferojnë në Romë, Mourinho nuk e ka edhe aq të lehtë pasi për Sanchon është e interesuar edhe ish-skuadra e tij Borusia Dortmund.

Anglezi është transferuar tek Manchester United në vitin 2021 nga Dortmundi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme