Jadon Sancho nuk është më në planet e menaxherit të Manchester United, Erik ten Hag, pas konfliktit me të ai ka përjashtuar anglezin nga ekipa e parë.
Tash e sa kohë ish lojtari i Dortmundit po stërvitet me ekipën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa ai po mendon seriozisht largimin nga “djajtë e kuq”, në afatin kalimtar të janarit.
Gazeta italiane e afërt me Romën, “Il Romanista” ka shkruar se romakët janë duke e ndjekur me interes rastin e anglezit dhe se mendojnë që ta huazojnë atë.
Ylli anglez është lojtar mjaft i pëlqyer edhe nga trajneri i Romës, Jose Mourinho.
Por që ta transferojnë në Romë, Mourinho nuk e ka edhe aq të lehtë pasi për Sanchon është e interesuar edhe ish-skuadra e tij Borusia Dortmund.
Anglezi është transferuar tek Manchester United në vitin 2021 nga Dortmundi./Arbresh.info/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...